Lita: Në Shqipëri po krijohen agjensi private informative, oligarkët kërkojnë informacione

I ftuar ditën e sotme në Top News ka qenë gazetari Lavdrim Lita i cili është pyetur për lëvizjet që janë duke ndodhur në SHISH dhe lidhjen që mund të ketë kreu i PD, Sali Berisha me to.

Sipas gazetarit Lita, “nuk janë shqetësuese lëvizjes brenda drejtorive apo qyteteve të oficerëve sepse herë pas here bëhen rivlerësime për nevoja, por e shoh shqetësuese kur këta oficerë jo vetëm në SHISH. por edhe në Policinë e Shtetit apo Ushtri punojnë në privat me çertifikata sigurie, me informacione sensitive.  

Kjo është vënë re sepse po krijohen mini-agjenci private informative. Ka shumë biznesmenë, oligarkë në vend që kanë struktura dhe po kërkojnë informacione konfendenciale. Duhen rregulluar me Ligj pasi punojnë në paligjshmëri. Ka ish punonjës të policisë, SHISH apo FA punojnë security në treg, me certificata sigurie nga ajo bazë tek Cosmic”.  

Latest articles

Related articles