Garda thirrje Ramës: Nuk mund të presim më! Rrit pagat urgjent

spot_img
Advertisements

Sindikata e Gardës së Republikës së Shqipërisë i kërkon qeverisë rritje pagash.

Deklarata e plotë

STRUKTURA E GARDËS SË REPUBLIKËS NUK MUND TË LIHET NË “HARRESË” FINANCIARE! 🚨

Në vijim të postimit tonë zyrtar të mëparshme;  “Thirrjen për dialog në rritjen e pagës”, i rikujtojmë Sektorit të Financës dhe strukturave përgjegjëse të paraqesin urgjentisht pranë “Ministrisë së Financës”programin e rritjes së pagave për punonjësit e Gardës të detajuara.

Nuk mund të pritet më! Që nga viti 2001, Institucioni i Gardës së Republikës nuk vlerësohet siç duhet. Ajo që historikisht ka qenë një diferencë meritore prej +15,000 lekësh ndaj institucioneve tjera të sigurisë sot është shkrirë, duke cënuar dinjitetin ekonomik të punonjësve tanë.

Pse kjo rritje është e padiskutueshme?

  • 🔴 Profesioni ynë është gjithmonë me “vizë të kuqe”: Presioni, gatishmëria dhe vështirësia në shërbimin tonë janë maksimale në çdo sekondë.
  • 🛡️ Zero tolerancë për gabime: Në profesionin tonë NUK DUHET dhe NUK KA KURRË “HERË TË PARË” kur bëhet fjalë për cënimin apo rrezikimin e Personaliteteve të Lara Shtetërore, vendas apo të huaj. Siguria e tyre është imazhi i vetë Shtetit Shqiptar.

Të mbrosh shtetin me jetë kërkon që edhe shteti të të vlerësojë me dinjitet. Presim reflektim dhe hapa konkretë nga strukturat përgjegjëse!

spot_img

Latest articles

Related articles