Prokuroria nis hetim penal ndaj kompanisë “AlbChrome”

spot_img
Advertisements


Prokuroria e Elbasanit ka nisur zyrtarisht një procedim penal ndaj kompanisë “AlbChrome”, pas një raporti të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit (AKM).

Raporti zbuloi se kompania ka depozituar prej vitesh në mjedis të hapur mbetje industriale me rrezikshmëri shumë të lartë dhe me përbërës potencialisht kancerogjenë në zonën e ish-Kombinatit Metalurgjik.

Me urdhër të drejtuesit të Prokurorisë, Kreshnik Ajazi, është ngritur një grup i posaçëm hetimor i përbërë nga tre prokurorë dhe dy hetues.

Veprimi i parë i grupit do të jetë këqyrja në terren e vendit të ngjarjes për të dokumentuar gjendjen mjedisore dhe për të verifikuar sasinë e pluhurave industriale të akumuluara jashtë çdo standardi sigurie.

Hetimi synon të zbardhë përgjegjësitë konkrete të subjekteve të përfshira, kohëzgjatjen e kësaj praktike të paligjshme, si dhe të vlerësojë shkallën e rrezikut dhe dëmit që u është shkaktuar banorëve të Elbasanit nga kjo ndotje masive mjedisore.

spot_img

Latest articles

Related articles