Katër persona kanë vdekur, tre prej tyre adoleshentë, pasi një autobus që transportonte një ekip futbolli u rrëzua nga një urë 32 metra në Brazil.
29 persona të tjerë u lënduan në aksidentin horror në Alem Paraiba në Brazil, kur shoferi që transportonte ekipin Esporte Clube Vila Maria Helena humbi kontrollin e mjetit.
Viktimat që ende nuk janë identifikuar janë tre adoleshentë të moshës 14-17 vjeç dhe një i rritur, raporton G1.
Ekipi i futbollit ishte duke u kthyer në Duque de Caxias pas një ndeshje për turneun e Kupës Kombëtare Ubaporanga.
foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri 1234PreviousNext
Autobusi ra në përrua kur shoferi humbi kontrollin ndërsa ishte në BR-116. Njëzet e katër nga të lënduarit u dërguan në spitalin e Sao Salvador, ndërsa pesë të tjerë u dërguan në Casa de Caridade Leopoldinense, në Leopoldina.
Skuadra po kthehej në shtëpi pas një ndeshje futbolli kundër Simonesia të dielën. Ishte i pari në kategorinë nën 18 vjeç dhe nënkampion në kategorinë nën 16 vjeç.
Sipas policisë, ka nisur hetimi për aksidentin, pasi dyshohet se vozitësi nuk i është përshtatur shpejtësisë.