Zyrtare: Asnjë fluturim shtesë nga Tel Avivi drejt Tiranës, u përhap dezinformim

spot_img
Advertisements


Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka ndarë një sqarim lidhur me fluturimet nga dhe drejt Tel Avivit.

Sipas TIA-s, fluturimet vijojnë sipas programit të planifikuar, pa shtim apo reduktim të frekuencave.

TIA thekson se 2 fluturimet e ditës së sotme janë pjesë e programit veror, i cili zgjat deri në fund të Tetorit. Përgjatë këtij sezoni, tri linja ajrore operojnë me 22–24 fluturime në javë.

“Ndërsa për sezonin dimëror 2026–2027, kompania ajrore EL AL ka planifikuar fluturime me një frekuencë prej dy herësh në javë. Gjithashtu, këto linja ajrore bashkëpunojnë me operatorë turistikë, të cilët prej disa kohësh sjellin turistë në Shqipëri”,-thuhet në njoftim.

TIA bën me dije se gjatë kësaj kohe, problemet teknike në sistemet e kontrollit të trafikut ajror në Itali kanë sjellë anulimin e disa fluturimeve nga dhe drejt Tiranës, duke prekur linjat me Milano (Malpensa), Torino, Verona, Pizë, Rimini dhe Gjenovë. TIA po koordinon situatën me kompanitë ajrore dhe autoritetet përkatëse.

spot_img

Latest articles

Related articles