Myrto Uzunin e kërkon klubi i njohur i Premier League, por edhe Gallatasaraj

Myrto Uzuni është duke shijuar një nga sezonet më të mira në karrierën tij. Marrëdhënia me golin ka qenë shumë e lehtë për të në këtë edicion futbollistik, ku udhëheq listën e golashënuesve në La Liga 2.

Sigurisht që me statistikat e regjistruara këtë sezon, nuk është e vështirë që klubet europiane të bien në gjurmët e tij.

Në Spanjë raportojnë se Uzuni ka ngjallur interes në Premier League. Gazetari Luis Millian ka zbuluar për “Koha e Lojës” se Leeds interesohet për shërbimet e futbollistit beratas.

Ndërkohë, nga po i njëjti burim mësohet se në bisedime me Granadën ka hyrë edhe Galatasaray. Gjiganti turk ka kërkuar të afrojë Uzunin përkrah Icardi-t dhe Mertensit, por Granada ka bërë të qartë se duhet paguar klauzola prej 12 milionë eurosh. Një shifër që për momentin duket e lartë për Galatasaray-n.

Gjithsesi, ditët e fundit të merkatos nuk përjashtohet mundësia e largimit të Uzunit nga Granada nëse klubet e përmendura më sipër paguajnë shifrën 12 milionë euro.

Latest articles

Related articles