Një ngjarje e rëndë është shënuar në Elbasan ku dyshohet se një grua rreth moshës 48 vjeç është mbytur në lumin Shkumbin.
Nga informacionet paraprake dyshohet se mbrëmjen e djeshme gruaja kishte dalë për të hedhur mbeturinat dhe nuk ishte kthyer më.
Familjarët kanë njoftuar policinë, ndërsa sot në ujërat e lumit Shkumbin është evidentuar një kufomë. Sakaq, polumbarët kanë nisur punën për nxjerrjen e saj.