Elton Qyno
Kryerja e një inskursioni policor në Shkodër, për heqjen e disa kamerave sigurie nga shtyllat elektrike, duhet përshëndetur publikisht.
Krimi dhe bandat kontrollojnë Shkodrën përmes sallave të monitorimit që kanë krijuar brenda bazave të tyre.
Sapo shfaqet një motor me skafandër apo qoftë dhe një makinë e dyshimtë në zonat e kuqe, kontrollohet me imtësi dhe monitorohet përmes kamerave e gjithë silueta e lëvizjes në qytet.
Por heshtja e policisë së Shkodrës, se kujt i përkisnin këto kamera me emra dhe mbiemra, tregon se gjithçka ka qënë një shoë për të prodhuar disa lajme nga Shkodra.
Ato kamera, dikush hipi dhe i instaloi në shtyllat e Shkodrës.
Ato kamera, kanë një fije transmetuese të imazheve filmike që rregjistrojnë.
Në këtë inskursion, policia e Shkodrës hoqi kamerat nga shtyllat por “haroi” të ndjekë fijen, për të mësuar nyjen lidhëse me sallën e monitorimit.
Për mendimin tim ndjekja e fijes do të sillte më tepër rezultat se heqja e kamerës.Ku dihet çfarë mund të gjendej pas fijes, ndonjë sallë e tërë montazhi.
Shkodra, po gëlon nga bixhozi i të gjitha formave dhe çuditërisht askush nuk kryen asnjë ndërhyrje, për të ndaluar sadopak fenomenin dhe ulur fitimet grupeve kriminale.