Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Eric Wendt, është takuar me të rinj shqiptarë që kanë qenë pjesë e programeve të shkëmbimit amerikan.
Lajmi është bërë i ditur nga Ambasada e SHBA-së në Tiranë përmes një postimi në rrjetet sociale, ku theksohet se takimi kishte në fokus dëgjimin e ideve dhe këndvështrimeve të të rinjve, si dhe diskutimin mbi mënyrat se si Shtetet e Bashkuara mund t’i mbështesin ata në realizimin e propozimeve të tyre.



