“Ajo bën magji të zezë”- Shqiptari vrau gruan në Austri

spot_img
Advertisements

Një 47-vjeçar nga Kosova dyshohet se është autor i vrasjes së bashkëshortes së tij 38-vjeçare në Austri.

Një 45-vjeçar tjetër nga Kosova akuzohet se ia kishte siguruar armën e krimit autorit, duke e ditur se ai kishte ndërmend ta vriste gruan.

Sipas raportimit të medias austriak Heute, rasti përmban edhe një element tjetër që lidhet me gjendjen psikike të të dyshuarit kryesor.

Ai dyshohet se besonte se bashkëshortja e tij ishte shtrigë dhe merrej me magji të zezë.

47-vjeçari ishte ndarë nga bashkëshortja. Ai dyshohet se kishte qëlluar tre herë drejt saj me një pistoletë të tipit Beretta.

Pas të shtënave, ai thuhet se e kishte goditur rreth 40 herë në pjesën e sipërme të trupit me një kaçavidë.

spot_img

Latest articles

Related articles