Prokuroria e Posaçme ka marrë në pyetje sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Financave, për çështjen e pagave të gjyqatarëve.
Gentian Keri u pyet nga një hetues i Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Keri ka deklaruar se ka zbatuar ligjin. Ndërkohë, lidhur me pretendimin e një drejtoreshe të degës së Thesarit, e cila ka dëshmuar në SPAK se është kërcënuar prej tij, sekretari i Përgjithshëm është shprehur se i kishte tërhequr vëmendjen zyrtares, pasi ajo nuk kishte zbatuar ligjin.



