Dy të rinj janë arrestuar nga Policia e Tiranës duke lëvizur me taksi, pasi njëri prej tyre mbante me vete një pistoletë pa leje.
Ngjarja u regjistrua në rrugën “Sami Frashëri”, ku shërbimet e Komisariatit Nr. 2 ndaluan taksinë me të cilën po udhëtonin dy të rinjtë, pas një informacioni të siguruar në rrugë operative se një person po transportonte armë zjarri nga Kruja drejt Tiranës.
“Si rezultat i administrimit të shpejtë të një informacioni të siguruar gjatë punës operative, për një shtetas që kishte lëvizur me armë zjarri me vete, nga Kruja drejt Tiranës, shërbimet e Policisë të Komisariatit të Policisë Nr. 2 finalizuan operacionin e koduar “Taksimetri”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit P. Sh., 30 vjeç dhe R. H., 25 vjeç, të dy banues në fshatin Thumanë”, njofton policia.
Në pranga përfunduan Petrit Shima, 30 vjeç, dhe Redion Hymeri, 25 vjeç, të dy banues në fshatin Thumanë dhe me precedentë penalë.
Gjatë kontrollit fizik, policia gjeti një pistoletë me 15 fishekë, të cilën 30-vjeçari e mbante pa leje. Ndërkohë, 25-vjeçari akuzohet se nuk kishte kallëzuar krimin, megjithëse udhëtonte në të njëjtin automjet



