Shisnin dekodera me qindra kanale pirate, Gjykata e Tiranës dënon me burg tre persona

spot_img
Advertisements

Gjykata e Tiranës ka shpallur fajtor tre persona, të cilët shisnin dekodera me qindra kanale pirate, duke përfituar në mënyrë të paligjshme nga transmetimet e platformave televizive. Bëhet fjalë për shtetasit Franci Çelën, Ardit Stambolliun dhe Erlin Xhucani, të cilët janë dënuar me 9 muaj burgim secili.

Hetimet ndaj tyre nisën në vitin 2023, pas një kallzimi të bërë nga kompania Digitalb, e cila denoncoi shitjen e paketave televizive në rrjetet sociale nga persona qe pretendonin se dispononin të drejtat për transmetimin e kanaleve.

Nga hetimet e Prokurorisë së Tiranës u identifikuan tre subjekte që ushtronin këtë aktivitet: “FRA SYSTEM IPTV”, në pronësi të Franci Çelës, i cili shiste paketat me 79 euro, Elektronika Shop, në pronësi të Erlin Xhucanit, që i reklamonte në Facebook me çmimin 4 mijë lekë, si dhe 4K Server (Kanale.al), në pronësi të Ardit Stambolliut, që shiste përmes Instagramit.

Hetimet zbuluan se dekoret që u shiteshin klientëve ishin instaluar aplikacione që mundësonin aksesin në kanalet Digitalb, Tring dhe paketa të tjera ndërkombëtare, pa pasur licencë apo autorizim nga operatorët që e zotërojnë të drejtat e transmetimit.

spot_img

Latest articles

Related articles