Gjykata speciale “urdhër” SPAK, thelloni hetimet e akuzat për Skemën 5D

spot_img
Advertisements

Në seancën e datës 9 Nëntor 2026, GJKKO, shkalla e parë, ka orientuar organin e akuzës SPAK, se akuza penale ndaj të pandehurve Redian Molla, Mariglen Qato, Nestor Muharremi dhe shoqerisë “5D” shpk duhet të rëndohet dhe konkretisht, nga vepra penale korrupsion pasiv, në mashtrim me pasoja të rënda para shikuar nga neni 143 pgrafi 3 i Kodit Penal, në kuadër të bashkëpunimit të posaçme si grup i strukturuar kriminal, 7 herë.

Për këtë, trupa gjykuese me relatore Flora Hajredinaj dhe anëtarë kreun e GJKKO, Erion Bani si dhe gjyqtaren Flojera Davidhi, i dha kohë deri në datën 24 nëntor mbrojtjes, që të mbajë qëndrim në lidhje me këto akuza të reja.

Është shtyrë përsëri në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion seanca e parë për dosjen “5D” me të pandehur ish-zyrtarët e Bashkisë së Tiranës.

Në Dosjen “5D” ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë, Redi Molla e Mariglen Qato ishin të akuzuar nga SPAK, për veprat penale “Korrupison pasiv”, “Mosdeklarim të ardhurash” dhe “Pastrim parash”.

Ndërkohë të akuzuarit e tjerë Taulant Tushe, Nestor Muhametllari, Albano Janku, Julian Zanaj dhe Enton Punavia do të gjykohen për shkelje të barazisë në tenderë

spot_img

Latest articles

Related articles