Për shkak të situatës së luftës dhe rritjes së çmimeve pa tavan, duke krijuar një barrë të rëndë te qytetarët, qeveria ndërhyri duke risjellë Bordin e Transparencës për çmimet e hidrokarbureve.
Edhe këtë të martë, ky bord ndërhyri duke bërë ulje të çmimeve, me vlerat: nafta do të tregtohet me pakicë me jo më shumë se 208 lekë për litër, nga 210 që ishte, ndërsa benzina me 167 lekë për litër, nga 169 që ishte.
Por pikërisht ky bord, që vendos çmimet, dhe qeveria shqiptare janë paditur në gjykatë, ku kërkohet anulimi i këtij vendimi që ka rikthyer Bordin dhe përcakton çmimet. Ndërsa, në një situatë normale, çmimet mbeten çështje kërkesë-ofertë dhe për hidrokarburet që importohen varen edhe nga bursa. Përtej faktit se, kur bursa në Shqipëri bie, uljet nuk pasqyrohen, ndërsa kur rritet, përtej rezervave, rritja e çmimit bëhet në moment.
Sipas faksimiles së Gjykatës Administrative, padinë e ka depozituar kompania e hidrokarbureve Gega Oil.



