Gjykata Evropiane: Arrestimi ishte i ligjshëm, por jo paraburgimi! Beleri: Shqipëria u dënua!

spot_img
Advertisements

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut ka vlerësuar se arrestimi dhe vendosja fillestare në paraburgim e Fredi Belerit në maj të vitit 2023 ishte e ligjshme dhe e mbështetur në arsye të mjaftueshme, por jo vazhdimi i paraburgimit nga 19 korriku 2023 e në vazhdim kur më pas u mor i pandehur

VENDIMI I STRASBURGUT

1.E shpall kërkesën të pranueshme.

2.Konstaton se nuk ka pasur shkelje të nenit 5, paragrafi 3, të Konventës për sa i përket vendosjes fillestare të kërkuesit në paraburgim.

3.Konstaton se ka pasur shkelje të nenit 5, paragrafi 3, të Konventës, pasi, të paktën nga 19 korriku 2023 e në vijim, mbajtja e kërkuesit në paraburgim nuk mbështetej më në arsye të mjaftueshme.

4.Vendos që

a) Shteti i paditur t’i paguajë kërkuesit, brenda tre muajve nga data kur vendimi merr formë të prerë në përputhje me nenin 44, paragrafi 2, të Konventës, shumat e mëposhtme, të cilat do të konvertohen në monedhën e shtetit të paditur sipas kursit të këmbimit në fuqi në datën e pagesës.
450 euro (katërqind e pesëdhjetë euro), plus çdo tatim që mund të zbatohet, për dëmin jopasuror.
5 000 euro (pesë mijë euro), plus çdo tatim që mund t’i ngarkohet kërkuesit, për kostot dhe shpenzimet.
b) Nga përfundimi i afatit tremujor të sipërpërmendur deri në kryerjen e pagesës, mbi shumat e mësipërme të paguhet interes i thjeshtë, me një normë të barabartë me normën marxhinale të huadhënies së Bankës Qendrore Evropiane gjatë periudhës së vonesës, të shtuar me tre pikë përqindjeje

spot_img

Latest articles

Related articles