62 misione fluturimi! Italia zbuloi 132 mijë fidanë kanabisi në Shqipëri

spot_img
Advertisements

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka bërë publike rezultatet e luftës kundër kultivimit të kanabisit gjatë vitit 2026, në një konferencë të përbashkët me partnerët italianë të Guardia di Finanza.

Kreu i Policisë theksoi se për kontrollin e territorit janë përdorur edhe 84 dronë, ndërsa bashkëpunimi me Guardia di Finanza është konkretizuar përmes 62 misioneve të fluturimit.

Ai tha se janë zbuluar 132 mijë fidanë kanabisi, nga 17 447 të tillë që u evidentuan gjatë vitit të kaluar. Hita bëri të ditur se gjatë vitit 2026 janë zhvilluar 31 operacione.

“Lufta kundër kanabis duhet të vijojë deri në goditjen e zinxhirit të shpërndarjes me qëllim që mos përfundojë tek të rinjtë. Fokusi gjatë dy muajve të fundit dhe vitit të ardhshëm do ta kemi tek parandalimi për të përfshirë të miturit në këtë veprimtari kriminale.

Organizatën që po drejtoj do të thellojë rezultatet në luftën kundër kultivimit të kanabisit, duke goditur me forcën e ligjit çdo hallkë të kësaj veprimtarie kriminale, që nga financimi dhe kultivimi deri tek shitja dhe trafikimi.

Garantoj qytetarët dhe partnerët tanë se policia, në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese, është e angazhuar maksimalisht për të goditur krimin në përgjithësi dhe krimin e organizuar në veçanti”, deklaroi Hita

spot_img

Latest articles

Related articles