Prokuroria e Durrësit “fal” kamikazin e rrugëve, me 2 viktima!

spot_img
Advertisements

Detaje të reja kanë dalë në pah nga seanca e gjyqësore e mbajtur sot me dyer të mbyllura për 57-vjeçari Nikollë Radaçin, shoferi i cili më 3 maj të këtij viti shkaktoi aksidentin tragjik në Durrës ku humbën jetën dy të mitur dhe mbeti i plagosur rëndë një tjetër.

Burime për mediat bëjnë me dije se ashtu siç pritej, janë shuar dy nga akuzat që rëndonin nga Radaçit, duke lehtësuar kështu akuzat e ngritura ndaj tij, që mund të sjellë një lehtësim dhe në masën e sigurisë.

Nga sot e në vijim Radaçi akuzohet vetëm për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor me pasojë vdekjen”, pasi dy nga akuzat që rëndonin fillimisht ndaj tij, u shuan në bazë të amnistisë së miratuar pak kohë më parë.

Në sajë të hetimeve të bëra për zbardhjen e aksidentit tragjik që në fillimit të majit tronditi mbarë Shqipërinë, pasi makina që drejtohej nga Radaçi devijoi nga rruga duke përplasur për vdekje tre shokë të mitur që luanin me top, dy prej të cilëve vdiqën ndërsa i treti mbeti i plagosur rëndë, Prokuroria e Durrësit ngriti tre akuza: 1. Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor me pasojë vdekjen (neni 290/4). 2. Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt, në gjendje të dehur. 3. Largimi nga vendi i aksidentit.

Mirëpo, Nikollë Radaçi përfitoi nga amnistia e miratuar në qershor të 2026, çka solli përfitim të zbutje të masës së sigurisë disa prej të pandehurvem, në mesin e tyre dhe shoferin që përplasi për vdekje dy fëmijët në Durrës dhe la të plagosur një tjetër.

Ndërkohë, raportohet se babai i fëmijës që mbeti i plagosur e ka cilësuar padrejtësi lehtësimin e akuzave ndaj shoferit.

Deri më tani për Nikollë Radaçin janë zhvilluar dy seanca gjyqësore, njëra më 2 dhe tjetra më 10 nëntor. Ndërsa bëhet me dije se seanca e radhës ndaj tij është caktuar më 16 nëntor, në orën 10:45, kur pritet për t’u parë nëse do të pranohet kërkesa e avokatit të Radaçit për gjykim të shkurtuar apo jo.

Kujtojmë se aksidenti i rëndë, i noddhur më 3 maj të 2026, u mori jetën dy fëmijëve të mitur, 12-vjeçarit Eneo Muça dhe 10-vjeçarit Klersi Nikolli, ndërsa la të plagosur rëndë 11-vjeçarin

spot_img

Latest articles

Related articles