Plagoset çifti i bashkëshortëve, makina kapërcen barrierat dhe bie në kanal!

spot_img
Advertisements

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në aksin rrugor Fier-Lushnje.

Raportohet se ngjarja ka ndodhur pranë rreth-rrotullimit të Kolonjës, ku një makinë tip fuoristradë ka dalë nga rruga, është përplasur me barrierat metalike dhe i ka kapërcyer ato, duke përfunduar në një kanal rreth pesë metra poshtë urës.

Për pasojë, dy bashkëshortët kanë mbetur të plagosur dhe për nxjerrjen e tyre nga automjeti është dashur ndërhyrja e menjëhershme e forcave zjarrfikëse të Lushnjës dhe e personelit mjekësor të ambulancës.

Të dy të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt spitalit të Lushnjës, ku po marrin ndihmë mjekësore për lëndimet e shumta të pësuara.

Sipas të dhënave paraprake nga Policia Rrugore, dyshohet se shpejtësia e lartë dhe lagështia e madhe në asfalt, si pasojë e reshjeve intensive të shiut, kanë bërë që drejtuesi i automjetit të humbasë kontrollin dhe të mos arrijë të futet në rreth-rrotullim.

spot_img

Latest articles

Related articles