Protestuesit janë rigrupuar sërish dhe kanë nisur ofensivën me gurë dhe molotovë ndaj policisë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Vetëm pak minuta më parë, policia dhe FNSH-ja zbrapsën protestuesit në bulevard, por këta të fundit janë rikthyer sërish, duke fituar terren.
Prej disa orësh tashmë, në Tiranë po zhvillohet një përplasje e fortë mes palëve, ku ka disa të lënduar. Ndërkohë, janë shoqëruar edhe disa nga protestuesit.



