Kanceri i gjirit është një nga sëmundjet më të shpeshta tumorale te gratë në mbarë botën.
Ne Shqiperi per vitin 2025, kishte nje incidence me rreth 850 raste te reja me kancer gjiri, nga keto 830 raste te grate dhe 20 raste tek burrat.
Në vitin 2024 rreth 2.4 milionë gra, u diagnostikuan me kancer gjiri në nivel global.
Zbulimi i hershem mund te ndyshoje gjithcka!
Te kujdesemi per shenjat
Te mos e shtyjme kontrollin e gjirit
Duhet te kerkojme nje vlerësim mjekësor nëse veme re:
Një kokërr/gjender në ne gji ose ne aksile.
(poshte krahut)
Ndryshim të madhësisë ose formës së gjirit.
Nese veme re nje asimetri te gjirit
Ndryshime te struktures se lëkurës së gjirit, rrudhosje ose lekura merr formen e levores se portokallit.
Ndryshim te struktures të thithit te gjirit.
Rrjedhje ne forme sekrecionesh ose me gjak
Gropezim ose futje e thithit te gjirit brenda
Enjtje ose majisje e gjirit
Ndryshime të reja që nuk largohen.
Jo çdo ndryshim në gji është kancer, shumica e ketyre ndryshimeve mund te jene.
- Fibroadenoma eshte nje tumor beninj, zakonisht me konture te rregullta, i bute i lëvizshëm nën lekurë, gjendet me shpesh te grate e reja.
- Kistet e gjirit, janë formacione të mbushura me lëng, ne disa raste shkaktojne dhimbje.
Ne prekje/palpim mund te jene te buta ose te tendosura. - Mastopatia fibrocistike, jane nrdryshime beninje te indit te girit, keto ndryshime jane ne forme kokrrizash me fortesi ose ndjeshmeri mesatare,. shpesh te lidhura me ndryshimet hormonale.
- Lipoma jane nje grumbulime beninje te indit dhjamor, zakonisht ne prekje/ palpim eshte bute dhe i lëvizshěm.
- Inflamacioni i gjirit/i kanaleve të qumështit, mund tê krijojë kokër, ndjeshmēri, skuqje ose sekrecione nga thithi
6 Nekroza dhjamore dhe kalcifkimet.
Kalcifikimet janë depozitime te vogla kalciumi që shihen në mamografi, keto jane me te zakonshme pas nje traume ose nderhyrjeje ne gji, shumica e tyre janë beninje.
Zbulimi i hershem ka rendesi ne:
Vetekontrollin e gjirit cdo muaj
Kontrollet klinike, periodike prane mjekut te familjes ose specialistit
Examinimet imazherike si:
Mamografia cdo dy vjet per grate mbi 40 vjec
Ekografia e gjirit per grate dhe vajzat nen 40 vjec cdo 2-3 vjet.
Per ato gra dhe vajza qe kane patur raste me tumore te gjirit ne rrethin e tyre familjar, ekzaminimi me mamografi do duhej cdo vit.
Diagnostikimi ne fazat e hershme mundeson qe semundja te trajtohet me shpejt, me me efikasitet dhe ne shumicen e rasteve me rezultate shume te mira.
Programet e depistimit dhe te diagnostikimit te hershem nga strukturat mjekesore duhet te jene me te shpeshta dhe gjate gjithe vitit.
Nderkohe qe cdo grua dhe vajze qe do te kryeje nje ekzaminim imazherik, eko ose mamografi do duhet te gjeje hapsiren dhe gadishmerine e personelit mjekesor ne kohe dhe pa asnje hezitim. Kjo do te kerkonte qe aparatet e momografise minimalisht duhet te jene prezente ne cdo poliklinike specialitetesh dhe ne cdo spital rajonal
.
Nje diagnoze e tille nuk eshte fundi por, fillimi i nje beteje qe ne shumicen e rasteve mund te fitohet plotesisht.
Nese se zbulohet heret, ne fazat e para kanceri i gjirit ka shkalle shume te larte te trajtimit te suksesshem deri ne sherim te plote!
Zbulimi i hershëm dhe trajtimi në kohë mund te jete vete suksesi mbi kancerin e gjirit!



