Dom Palaj: Rinia, si me të drejtë, si pa të drejtë, ka gjithmonë të drejtë

spot_img
Advertisements

Protestat e këtyre ditëve, këmbëngulja e të rinjve, zemërimi i akumuluar, dhuna e pësuar dhe përplasjet mes palëve janë dëshmi e një emergjence kombëtare, pasojë e degradimit të thellë qeverisës dhe politik.

Aktorët politikë kanë humbur çdo integritet moral. Korrupsioni, arroganca e pushtetit dhe shkëputja nga realiteti i qytetarëve kanë arritur në një pikë të pajustifikueshme. Çdo këmbëngulje për të ruajtur pushtetin me çdo kusht nuk është gjë tjetër veçse benzinë mbi zjarr.

Në këto rrethana, të qëndrosh në pushtet nuk asht ma qëndrueshmëri politike, por këmbëngulje në marrëzi.
Si asht e mundun që pas muajsh protestash, zemërimi qytetar dhe përplasjesh, të mos ketë asnji dorëheqje?
Kanë shkodranët nji shprehje: “Kështu ndodh kur bahet magjypi pashë.”

Siç duket, etja për pushtet dhe arroganca e kanë verbu krejtësisht kupolën politike. Dorëheqjet janë tashmë domosdoshmëri, si nga pozita, ashtu edhe nga opozita. Askush, nga klasa politike, nuk mund të pretendojë pafajësi përballë kësaj situate.

Ndërkohë, përdorimi i integrimit europian si alibi për çdo dështim politik asht fyerje e randë për inteligjencën kombëtare. Nuk e dua një Europë, rrugën drejt së cilës të ma tregojnë pikërisht politikanët ma të korruptuem të kontinentit.

Europa nuk mund të jetë mburojë e korrupsionit, por duhet të jetë fundi i tij.

Nuk ka liri pa sakrificë, dhe sot të rinjtë tanë po e paguejnë shtrenjtë çmimin e saj.

Zoti i mbaroftë e dalshin faqebardhë!

spot_img

Latest articles

Related articles