Rama reagon ashpër nga Tirana kundër Huthit: Ndaloni menjëherë sulmet!

spot_img
Advertisements

Kryeministri Edi Rama ka dënuar sulmet e grupit Huthi ndaj Arabisë Saudite. Edi Rama shpreh solidaritetin e Shqipërisë me Mbretërinë Saudite dhe kërkon ndalimin e menjëhershëm të sulmeve dhe vënien para përgjegjësisë të autorëve dhe mbështetësve të tyre në Teheran.

“Shqipëria dënon me forcën më të madhe sulmet e Huthëve kundër Arabisë Saudite, përfshirë sulmin vdekjeprurës ndaj Aeroportit Ndërkombëtar Mbreti Khalid në Riad.

Qëndrojmë vendosmërisht në krah të Mbretërisë së Arabisë Saudite dhe popullit të saj. U shprehim ngushëllimet tona më të thella familjeve të viktimave dhe u urojmë të gjithë të plagosurve shërim të shpejtë.

Nuk mund të ketë asnjë justifikim për sulmet ndaj civilëve dhe infrastrukturës civile. Këto akte kërcënojnë paqen rajonale dhe sigurinë e rrugëve jetike të transportit ndërkombëtar.

spot_img

Latest articles

Related articles