Killeri shqiptar kapet në Nju Jork

spot_img
Advertisements

Një 52-vjeçar shqiptar është arrestuar në New York pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare për tre vrasje të kryera në qarkun e Shkodrës.

Sipas njoftimit të policisë, bëhet fjalë për Valentin Ftonin, i cili ishte shpallur në kërkim që prej vitit 2001 dhe është dënuar dy herë me nga 25 vjet burgim për tre vrasje.

Nga hetimet dyshohet se pas largimit nga Shqipëria, ai ka përdorur dokumente të dyshuara të falsifikuara dhe të paktën dy identitete të rreme për të hyrë ilegalisht në territorin e SHBA-së. Gjithashtu, dyshohet se në SHBA ka përdorur edhe një tjetër identitet të rremë, të siguruar nga një vend i Amerikës Qendrore.

spot_img

Latest articles

Related articles