Pjerin Ndreu ka ngacmuar Sali Berishën përmes një postimi në rrjetet sociale. Kryebashkiaku i Lezhës i kujton liderit demokrat ardhjen e ambasadorit të ri të ShBA-ve, Eric Wendt, i cili nuk e ftoi as në pritjen e madhe të zhvilluar në zonën e Ish-Bllokut, por që ende nuk e ka takuar.
Ndreu e ironizon duke i kujtuar udhëtimin e para disa ditëve në Amerikë, ku u tha që është hequr “Non Grata”. “La Civita e la jetim prapë”, thotë Ndreu ndër të tjera duke kujtuar ish këshilltarin e Trump që Berisha e solli vjet në Shqipëri për t’i udhëhequr fushatën zgjedhore.



