Në prag të grumbullimit me kombëtaren, për shkak të nisjes së Ligës së Kombeve, trajner Rolando Maran, ka treguar për muajt e parë në Shqipëri. Zakonet, ushqimet shqiptare dhe shumë detaje të jetës së tij, duke sjellë një këndvështrim ndryshe.
Cila është gjëja e parë që bën në mëngjes?
“Kjo është e thjeshtë. Gjëja e parë që kërkoj është një hapësirë të jashtme, çfarëdo qoftë ajo. Ose hap një dritare, dal në tarracë apo në kopsht, por gjëja e parë që bëj është të dal në një ambient të hapur.”
Në çfarë ore vjen në Federatë?
“Menjëherë pas kësaj. Nuk kam një orar të përcaktuar, por pasi ha mëngjesin, nisem, bëj shëtitjen time deri këtu, arrij dhe filloj përgatitjet për këto ndeshje.”
Cila pjatë shqiptare të ka pëlqyer më shumë?
“Tavë dheu. Po, nëse e kam shqiptuar mirë… Madje është padyshim më e mirë sesa mënyra se si e shqiptova unë! Por më ka pëlqyer shumë.”
Cila është fjala jote e preferuar në shqip?
“Për nga tingëllimi, më pëlqen të them “avash-avash”. Jo për ndonjë arsye të veçantë, por sepse më pëlqen si tingëllon fjala.”



