Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Karmë, ku dy persona dyshohet se kanë rënë në kontakt me rrymën elektrike në ambientet e jashtme të një lokali bar-kafe.
Policia bën me dije se 40-vjeçari Sokol Preka, i cili punonte si roje në lokalin në fjalë, si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike ka humbur jetën gjatë transportimit për në spital.
Ndërkohë, 46-vjeçari, David Deda, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe po merr ndihmë mjekësore në spital. Ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton shkaqet e kësaj ngjarje.



