Ethet e Nilit mbërrijnë në Shqipëri! I moshuari nga Korça infektohet me virusin e rrezikshëm, karantinohet në spital

spot_img
Advertisements

Virusi i Etheve të Nilit zyrtarisht ka mbërritur edhe në Shqipëri. Mësohet se një 72-vjeçar nga Korça është prekur nga virusi i rrezikshmë dhe është shtruar menjëherë në spitalin e qytetit juglindor.

Mësohet se 72-vjeçari ka qëndruar në lulishtet e qytetit, nga aty ku dyshohet se kanë pickuar mushkonjat dhe është infektuar. I moshuari është paraqitur në spital pas komplikacioneve me shëndetin, ndërsa pas analizave që mjekët i kanë kryer, ka rezuluar se ai mbarte virusin e Etheve të Nilit. Ai është karantinuar në ambientet e spitalit.

Ndërsa raportohet se janë bërë analiza të tjera tek persona që i moshuari ka pasur kontakt, por të gjithë kanë rezultuar negativë. Po ashrtu mësohet se nesër do të bëhet edhe dezinfektimi i vendit.

Ethet e Nilit përhapet nga pickimi i mushkonjës dhe simptomat tek personi i prekur nisin me temperaturë, dhimbje koke, dhimbje muskujsh dhe të vjella, por prek trurin dhe konsiderohet si sëmundje e rrezikshme dhe vdekjeprurëse.

Ndërkohë i bëhet thirrje personave që përballen me simptomat në fjalë, të paraqiten menjëherë në spital.

spot_img

Latest articles

Related articles