Detaje të reja dalin në dritë pas plagosjes me armë zjarri të Vladimir Bruçit, mesditën e sotme në lagjen “Partizani” në Shkodër.
Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 14:30, Vladimir Bruçi dyshohet se është qëlluar me armë zjarri nga Pjerin Bitani, për motive që ende nuk janë bërë të qarta. Bitani, i cili dyshohet se është fqinj i familjes Bruçi, është shpallur në kërkim nga Policia.
Vladimir Bruçi është dërguar në spital, ku po merr ndihmën mjekësore. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të konfliktit



