Rama: Një kryeministër i huaj më tha “e ke bërë zyrën si kopsht kalamajsh”

spot_img
Advertisements

Gazeta prestigjioze spanjolle “El País” i ka kushtuar një profil të gjatë kryeministrit Edi Rama, duke u ndalur te ndërthurja e karrierës së tij politike me atë artistike.

Në kabinetin e tij, përpara këtyre krijimeve, disa udhëheqës sillen normalisht, të tjerë shfaqen të habitur dhe pjesa tjetër mbetet duke menduar se çfarë të thotë. “Njëri prej tyre, nuk do t’ia them emrin, nuk ndihej shumë rehat”, pranon ai. “Papritur më pyeti: ‘Ku është zyra juaj?’. I thashë: ‘Kjo është zyra ime’. ‘Po këto çfarë janë?’, këmbënguli.

I shpjegova se ishin vizatimet e mia. ‘Pikturoni mbi mur?’, më pyeti. I sqarova se i bëj mbi tavolinën e punës dhe më pas prodhoj letër-muri që vendoset në mure. Ai thirri: ‘Ju jeni një njeri i çuditshëm, Edi Rama. Mendova se ky ishte vendi ku kujdesen për fëmijët e punonjësve kur nuk mund t’i çojnë në çerdhe’. Unë vetëm munda t’i përgjigjesha: ‘Jo, i vetmi fëmijë këtu jam unë’”. “Jo, i vetmi fëmijë këtu jam unë.”

“Jo, i vetmi fëmijë këtu jam unë.”/

spot_img

Latest articles

Related articles