Në draftin e Partisë Socialiste për Reformën Territoriale, Bashkia Selenicë do të shkrihet dhe do të bashkohet me Vlorën. Edhe pse pati kundërshtime nga vetë banorët e Selenicës dhe deputeti i zonës Vullnet Sinaj për këtë draft, por duket se kryeministri Edi Rama iu ka dhënë një mesazh të pastër mbrëmjen e sotme.
Rama, i shoqëruar nga ministri për Pushtetin Vendor Ervin Demo, ish-presidenti i Republikës Bamir Topi dhe kryetari i Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi, ka marrë pjesë në eventin kulturor “Vajza Fest” në fshatin Vajzë të Selenicës.



