Kryemadhi: Nuk dua më lidhje serioze, nuk do laj më brekët e burrit

spot_img
Advertisements

Monika Kryemadhi ka folur hapur për jetën e saj personale dhe mundësinë e një lidhjeje të re në të ardhmen.

Gjatë një interviste në emisionin “Pushime On Top”, moderatorja Lei Kraja e pyeti se kur kishte qenë hera e fundit që një burrë kishte gatuar për të.

“Asnjëherë nuk kanë gatuar burrat për mua, vetëm nëpër restorante. Në fakt, gatuan djali”, u përgjigj Kryemadhi.

Ajo tregoi se djali i saj di të gatuajë dhe të kujdeset për punët e shtëpisë, duke e lidhur këtë edhe me eksperiencën e jetës në konvikt.

“Ata që kanë qenë në konvikt dinë me larë, gatuar dhe pastruar”, tha ajo.

Por momenti që tërhoqi më shumë vëmendjen erdhi kur Lei Kraja e pyeti nëse e imagjinonte veten në të ardhmen me një partner në krah.

“Jo, ik mi. Të rri duke larë brekët e të tjerëve”, u përgjigj Kryemadhi me humor.

E pyetur nëse e përjashtonte plotësisht një partner të ri, ajo u tregua e prerë: “Fare”.

“Jam shumë mirë. Zgjohem në terezinë time, i përkushtohem vetes sime”, shtoi Kryemadhi, duke bërë të qartë se aktualisht nuk e sheh një lidhje të re si prioritet.

spot_img

Latest articles

Related articles