Rama njofton popullin se në Selenicë kanë gjetur ujë të kripur

spot_img
Advertisements

Në fjalën e tij, kryebashkiaku i Selenicës, Nertil Bellaj, vlerësoi aktivitetin dhe rëndësinë e trashëgimisë kulturore të zonës. Ai foli edhe për bukuritë natyrore të Labërisë dhe duke iu drejtuar kryeministrit Edi Rama, tha se në fshatrat e këtyre zonave malore kishte edhe ujë të kripur.

Një koment Bellaj e kishte edhe për bashkinë Selenicë, e cila sipas propozimit të PS për hartën e re territoriale shkrihet me Vlorën. Ai tha se gjatë 4 viteve në krye të detyrës, ishte përpjekur ta bënte ‘të madhe’ bashkinë, por kishte pikëpyetje për atë se çfarë do të ndodhte më pas.

“Vajza dhe Labëria kanë një pasuri të jashtëzakonshme. Këtu lartë është vendi i mirë, është Amantia, është Ujëvara e Rasalit, është Ura e Bratit. Kryeministër në fund kemi nxjerrë edhe ujë deti këtu. Kështu që në Vërmik dhe Bashaj kemi edhe ujë të kripur. Këto na i ka falur natyra. Ne jemi munduar, që ashtu siç e ka famën të madhe Labëria, të madhe ta bëjmë bashkinë tonë. Pastaj të shikojmë si do shkojnë gjërat”, tha mes të tjerash Bellaj.

Ndërkohë kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij vlerësoi aktivitetin dhe përshëndeti të gjithë të pranishmit.

Rama në vijim ‘thumboi’ kryebashkiakun e Selenicës (me të cilin kanë pasur qëndrime të ndryshme për hartën e re territoriale), duke thënë ‘Nertilin dhe dua ta falënderoj për informacionin për vajtjen e detit në majë të malit me ujin e kripur bashkë’.

“Mirëmbrëma të gjithëve, për mua është e papritur, sepse nuk isha i lajmëruar që duhet të thosha ndonjë gjë, por do mundohem të mbijetoj. Dua të falënderoj Sokolin, i cili më dërgoi ftesën për të katërtin vit rresht dhe këtë herë nuk refuzova. Besoj që është radha e duhur për të ardhur dhe për të dëshmuar sëbashku me të tjerët suksesin e një ideje të lindur 4 vite më parë. Nga ana tjetër dua të përshëndes të gjithë të pranishmit, sëbashku me presidentin Bamir Topi dhe prefektin e Tiranës që nuk e kuptova mirë për çfarë arsye është këtu, po mik i Vajzës me siguri. Dua të përshëndes edhe kryetarin e komitetit Olimpik, Fidel Ylli. Dua të përshëndes kryebashkiakun, Nertilin dhe dua ta falënderoj për informacionin për vajtjen e detit në majë të malit me ujin e kripur bashkë. Dua të përshëndes edhe ministrin e Pushtetit Vendor, zotin Demo, i cili është këtu i pranishëm për të parë si funksionon bashkia Selenicë. Falëminderit shumë edhe gjykatëses për prezantimin, që ishte vërtetë impresionues, plus edhe me këtë veshje që nuk është tipike për një person që ka kaluar vettingun. Ju uroj të keni një festival të këndshëm, por rëndësi ka që pushtetin gjyqësor i keni me vete”, tha mes të tjerash Rama.

spot_img

Latest articles

Related articles