Kapet killeri i ushtarit në Korçë, ishin shokë fëmijërie

spot_img
Advertisements

Kapet pas disa orësh kërkimesh autori i dyshuar i vrasjes së 20-vjeçarit Joan Zuko në Korçë. Policia ka bërë të mundur lokalizimin dhe kapjen e Kristjan Sterjos në afërsi të banesës së tij, pas kontrolleve intensive të zhvilluara në disa zona të qytetit.

Sterjo, i dyshuar për vrasjen e 20-vjeçarit me armë zjarri, po shoqërohet nga forcat e Policisë në Komisariat, ku do të vijojnë procedurat e mëtejshme ligjore lidhur me ngjarjen.

Arrestimi është kryer pas më shumë se 6 orësh kërkime nga forcat e policisë dhe ato të RENEA-s. Ndërkohë më herët u shoqëruan në komisariat dhe tre shokët e tij.

spot_img

Latest articles

Related articles