Ishte në kërkim për Inceneratorët e Tiranës, kapet në vilën e tij luksoze në Palasë

spot_img
Advertisements

Policia e Vlorës ka arrestuar mbrëmjen e së shtunës Renardo Nallbanin, i shpallur në kërkim në kuadër të hetimeve për dosjen e inceneratorit të Tiranës. Ai u lokalizua dhe arrestuar në vilën e tij në Palasë.

Ai akuzohet për disa vepra penale që lidhen me hetimet për inceneratorin e Tiranës, përfshirë “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, e kryer në bashkëpunim të veçantë në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Nga Edison Vatnikaj

spot_img

Latest articles

Related articles