nga Auron Tare
“Spiunazhi shqiptar”
Fiks 110 vjet më parë, në vitin 1916, në portin e San Franciskos, autoritetet amerikane të sigurisë, pararendëset e FBI-së, arrestuan një burrë rreth të 40-ave që prej disa ditësh po skiconte dhe shënonte me imtësi objekte dhe instalime portuale.
Në xhep iu gjet një dokument identifikimi ku figuronte si shtetas shqiptar, i lindur në Gjirokastër, në Perandorinë Osmane.
Dosja e tij ruhet edhe sot në arkivin e FBI-së, si pjesë e historikut të spiunazhit në territorin amerikan. Ai dyshohej se ishte pjesë e një rrjeti të agjenturës gjermane që mblidhte informacione ushtarake dhe strategjike. Megjithatë, dosja nuk tregon se çfarë ndodhi më pas, nuk dihet nëse u dënua, u lirua apo u kthye në bashkëpunëtor të autoriteteve amerikane.
Ky episod më erdhi ndër mend kur lexova lajmin për një shqiptar tjetër nga Gjirokastra të ndaluar nga autoritetet franceze, pasi dyshohet se fluturoi mbi një central bërthamor.
Ndoshta nuk do ta mësojmë kurrë se përse u krye ai fluturim dhe për llogari të kujt u bë ai vëzhgim. Për llogari të Shqipërisë, sigurisht që jo. Se në interes të kujt ishte, mbetet një pyetje pa përgjigje. A do dënohet apo do kthehet në bashkëpunëtor i SDES francez? Ndoshta në të ardhmen do shënohet në Arkivat historikë.
Historia nuk përsëritet gjithmonë, por ndonjëherë krijon koincidenca interesante.
P.S. Pas lajmit se zotëria paska blerë edhe një Kështjellë në Francë nuk më mbetet asnjë fjalë për të shtuar.
Qartësisht këtu në këtë vënd të gjithë këta personazhe po dalin që rrjepin këtë vënd. Blejnë vila dhe kështjella jashtë dhe jeta vazhdon.
Askush nuk mban përgjegjësi



