Pavarësisht se depozitat bankare në letër janë rritur me rreth 40%, fuqia blerëse e kursimeve të shqiptarëve ka pësuar një goditje dramatike gjatë dekadës së fundit. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë dhe rregullimit për deflatorin e çmimeve, individët kanë humbur rreth 3.5 miliardë Euro në terma realë nga viti 2013 e deri sot. Ndonëse stoku nominal i kursimeve arriti në 1,165 miliardë lekë, zhvlerësimi i parave bën që kjo pasuri të ketë sot fuqinë blerëse të vetëm 506 miliardë lekëve të vitit 2013, çka përkthehet në një rënie reale prej gati 39%. Në terma konkretë, nëse një shqiptar kishte mesatarisht 5,000 Euro depozita në vitin 2013, sot fuqia blerëse e atyre parave është vetëm 3,000 Euro, pra për çdo 5 Euro ka humbur 2 Euro. Pjesën më të madhe të kësaj fature e kanë paguar 95% e qytetarëve me kursime të vogla e të mesme, duke e kthyer rritjen statistikore në një tkurrje të thellë të pasurisë financiare të familjeve shqiptare.
Fatkeqesia eshte se me keto kursime familjet, pensionistet duhet te perballojne shoenzime per ilace dhe ushqime, drita, uje, edukim, qe po kushtoje gjithnje e me shume.
Miresevini ne Shqiperine 2030: Kur endrra e nje njeriu si Edi Rama kthehet ne makthin e nje populli.



