Një tërmet me magnitudë 3.5 të shkallës Rihter është regjistruar pasditen e kësaj të diele në zonën e Elbasanit, duke u ndjerë edhe në disa qytete të Shqipërisë së Mesme.
Sipas të dhënave sizmologjike, lëkundja u regjistrua në orën 16:28. Epiqendra ishte rreth 4 kilometra në juglindje të Elbasanit dhe rreth 37 kilometra në juglindje të Tiranës, në një thellësi prej 10 kilometrash.
Lëkundjet u ndjenë qartë nga banorët e Elbasanit dhe zonave përreth, duke shkaktuar shqetësim te qytetarët.



