Ndërron jetë legjenda e Milanit, Franco Baresi

spot_img
Advertisements

Bota e futbollit është në zi pas ndarjes nga jeta të Franco Baresit, një prej mbrojtësve më të mëdhenj në historinë e futbollit italian dhe ikonë e padiskutueshme e Milanit. Ish-kapiteni legjendar i kuqezinjve u nda nga jeta në moshën 66-vjeçare.

Lajmi u konfirmua nga vetë Milani përmes një reagimi në rrjetet sociale, ku klubi i dha lamtumirën një prej figurave më të rëndësishme të historisë së tij.

“Historia e Milanit është në lot për ndarjen nga jeta të Franco Baresit. Shembulli, karakteri dhe vlerat e tij do të mbeten përgjithmonë, ashtu si fanella me numrin 6, pjesë e ADN-së dhe historisë së klubit. Ngushëllimet tona shkojnë për familjen e tij dhe për të gjithë tifozët kuqezi në këtë moment të dhimbshëm”, thuhet në mesazhin e klubit.

Pas tërheqjes nga futbolli në vitin 1997, Milani vendosi të tërhiqte përgjithmonë fanellën me numrin 6, në nder të kapitenit të tij historik.

Sipas mediave italiane, në vitin 2025 Baresi iu nënshtrua një operacioni pas zbulimit të një noduli në mushkëri. Gjendja e tij dukej se ishte përmirësuar, por një rikthim i sëmundjes rezultoi fatal. Ditët e fundit, në rrjetet sociale kishin qarkulluar edhe lajme të rreme për vdekjen e tij, të cilat tashmë janë konfirmuar zyrtarisht.

spot_img

Latest articles

Related articles