3 të plagosur në Tepelenë

spot_img
Advertisements

Një konflikt i nisur gjatë orëve të paradites së djeshme në qytetin e Tepelenës, mes disa personave të moshës 30–40 vjeç, ka degraduar sërish pas mesnate, duke lënë tre persona të plagosur.

Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 01:00, disa prej personave të përfshirë në konflikt ndodheshin në një lokal lloto në qytet, kur pala tjetër ka mbërritur pranë lokalit me tre automjete tip fuoristradë.

Konflikti është përshkallëzuar me përdorimin e mjeteve të forta dhe armëve të ftohta, duke degjeneruar më pas në dhunë fizike.

spot_img

Latest articles

Related articles