Kolonel Demiraj zbulon çfarë fsheh vendimi i Ramës për të hapur konsullatë serbe në Shkodër

spot_img
Advertisements

THIRRJE PUBLIKE PËR KONSULLATËN SERBE NË SHKODËR KRYEKORBIT NË LARGIM DHE ISH MINISTRIT TË MILOSHEVIÇIT!

Ndërkohë që korbi në largim bashkë me sorrat e Rilindjes kanë kriminalizuar dhe kanë nxjerrë ne shitje gjithë Shqipërinë, papritur sikur të mos kishte asnjë rëndësi për sigurinë kombëtare hapet lajmi për hapjen e konsullatës serbe në Shkodër.

Hapja e konsullatës serbe në Shkodër, është Kali i Trojes së Serbisë dhe pjesë e një plani të madh për ta shpërbërë Shqipërinë.

Ai është një paradox i madh për arsye se nuk e justifikon në asnjë mënyrë hapjen e saj, ështe në shkelje flagrante me Konventen e Vjenes, përvesve rolit dhe misionit të fshehtë për të cilën hapet.

Shqiptarët duhet ta dinë, se hapja e konsullatës nënkupton mbrojtjen ligjërisht të veprimtarisë të fshehtë të agjentëve serbe të cilët kanë mbrojtje nga statusi i diplomatit dhe realizimin e endrres serbe te daljes ne Adriatik (po nuk u ndaluam ne Shkodër plani me pas eshte Durresi).

Hapja e kësaj konsullate, është vazhdimi i përpjekjeve dinake serbe, për të intensifikuar veprimtarinë e tyre destruktive antishqiptare, rritjen e operacioneve të influencës, keqinformimit dhe të inteligjencës në një qytet ku tashmë prej vitesh kanë leje të livadhisin lirshëm edhe me dijeninë e kryekorbit dhe sorrës që drejton shërbimin.

Qyteti i Shkodrës prej dekadash ka qënë një nga qytetet prioritare të inteligjencës serbe, për shkak edhe të influencës dhe lidhjeve shumë të forta që serbo-malazezët kanë patur dhe kanë me biznesmenët, grupet e të fortëve në Shkodër një pjesë e të cilëve edhe pse janë shqiptarë jashtë vendit kur janë arrestuar në BE kanë një-viç prapa, grupet e trafikut ndërkombëtar të drogës, lidhje të përforcuara jashtë vendit në BE, ku trafikantët shqiptarë dhe serbe bashkëpunojnë në maksimum me njëri tjetrin edhe sot pa ja ndjerë për sigurinë dhe dinjitetin kombëtar shqiptar.

Përdorimi i aseteve dhe grupeve serbo-malazeze të krimit të organizuar ka qënë që në vitet 70-80 një nga taktikat dhe strategjitë e UDB-së, kriminelët e të cilëve bashkëpunonin me të duke vrarë shtetasit shqiptarë por jo vetëm, me qëllim shmangien e dënimeve të tyre në vend dhe duke ju mundësuar investime në territorin e ish Jugosllavisë. Ky trend vazhdon edhe sot në Serbi dhe Malin e Zi nën mbikqyrjen e BIA-s, me qëllim dominimin me çdo mjet të bizneseve dhe mbështetjes në Shkodër, duke përdorur të gjitha mjetet që nga ‘Soft Power’ nëpërmjet bursave të studimit në Beograd, festivaleve, ekspozitave fotografike, turizimit, muzikës, gjuhës, investimeve, bashkëpunimit ekonomik, promovimit të bisnesit serb, “historisë së përbashkët” e cila siç do ta analizoj më pas shkurt është vetëm kriminale ndaj shqiptarëve etj dhe vazhdimit të rekrutimeve nëpërmjet pagesave, bizneseve, kërcënimeve të drejtëpërdrejta dhe dhunës.

Tani është pikërisht rasti që Ferit Hoxha të tregojë një herë të vetme sa patriot është dhe të dalë publikisht ta kundërshtojë këtë rast, jo si në rastin e ministres serbe Snezhana Paunoviç, e cila “do të kishte dashur të vriste të gjithë shqiptarët në Kosovë?” vetëm me një twitter.

Në Shkodër nuk ka serbë, por edhe në rast se ka 10-15 të tillë janë të mirëpritur të jetojnë për sa kohë që nuk shkelin ligjet e vendit. Nderkohe ne Presheve, Medvegjë dhe Bujanoc jetojnë më shumë se 70.000. Serbët në Shqipëri asnjëherë nuk janë ndjerë të kërcënuar, përkundrazi Shqiptarët në Serbi janë vrarë, masakruar dhe shpërngulur me forcë nga shtepitë e tyre. Sa për një pakicë malazeze të cilët jetojnë në Vrakë dhe në Shtoj, ata janë të shqiptarizuar mjaftueshëm dhe gjithmonë janë respektuar në Shkodër.

Rama dhe miku i tij i ngushtë Vuçiç, mund të kujtojnë se shkodranët kanë harruar dhe nuk kanë memorie të kujtojnë genocidin dhe vrasjet e tmerrshme të serbo-malazezëve në vitin 1913 pas një rrethimi 11 mujor kur u futën në Shkodër, duke vrarë këdo që ju dilte përpara. Edhe sot shkodranët e vjetër përfshirë nënën time, kujtojnë serbo-malezezët duke ju prerë kokën, duke ju prerë gishtat për tu marrë unazat, veshët për t’ju marrë vathët, duke ju shpuar barkun me bajonet grave shtatzëna të Shkodrës të asaj kohe.

Natyrshëm lind pyetja pse tani? A është ky krahasimi i duhur me atë kohë me shtetasit e sotëm serb?

Po patjetër që po, mjafton të kujtojmë se çfarë bëri makineria e Sllobodan Miloshevicit nëpërmjet megafonit të Vuçiçit gjatë viteve 1998-1999 në Dardani.

Po sot? A nuk ishte vetë ministrja e qeverisë Vuçiç, Snezhana Paunoviç e cila deklaroi përpara kamerave se po të ishte në vend të kasapit të Ballkanit do të kishte bërë më keq.

Prandaj është koha që Bajram Begaj dhe Ferit Hoxha të flasin publikisht të paktën një herë të vetme, pasi Shqiptarët kanë memorie dhe nuk kanë për tua falur kurrë.

Pse nuk i drejtohem kryeministrit në largim Ramës? Ramës nuk i drejtohem pasi e konsideroj humbje kohe tashmë që të gjithë Shqiptarët ja kanë hequr tubin e oksigjenit dhe largimi i tij është vetëm çështje kohe.

Shqiptarët më në fund e kuptuan thirrjen që jua bëjmë prej 14 vitesh çdo ditë, që kryeministri në largim është atje vetëm për të mbrojtur interesat e të huajve dhe të njerëzve si në rastin e fundit të mikut të tij të ngushtë të AKSHI-it në kërkim nga SPAK-u Ermal Beqiri te arrestuar në Francë, i cili si shumë bashkëpunëtorë të tij hajdutë të taksave të Shqiptarëve shëtiste me avionët e blerë nga paratë e vjedhura të Shqipëtarëve në qiejt e Francës.

spot_img

Latest articles

Related articles