Rama për Euronews Serbia: Njerëzit po protestojnë sepse jetojnë më mirë! Vuçiç e kam mik

spot_img
Advertisements

Kryeministri Edi Rama gjatë një interviste të mbajtur me gazetaren, Minja Miletić, për Euronews Serbia ka folur për protestat antiqeveritare që tashmë kanë hyrë në muajin e dytë të cilët kërkojnë dorëheqjen e menjëhershme të kreut të qeverisë dhe gjithë klasës së vjetër politke.

Gjatl fjalës së tij Rama u shpreh se njerëzit po protestojnë se jetojnë në kushte më të mira jetese, ndaj dhe nuk tolerojnë atë që mungon.

Më tej Rama për Euronews Serbia shton se protesta është një sinjal se vendi ka kaluar në një nivel tjetër dhe ato duan atë që mungon.

Rama për Euronews Serbia

Protesta është diçka shumë më e madhe se vetë tema. Nuk janë vetëm flamingo. Është shumë më tepër se kaq. Është një sinjal se vendi ka kaluar në një nivel tjetër, se zhvillimi është bërë normal, se njerëzit nuk janë më të gatshëm të vuajnë atë që mungon.

Në bisedë, Rama theksoi se qytetarët po bëhen gjithnjë e më pak tolerantë ndaj mangësive dhe se kërkojnë ndryshime të shpejta.

Njerëzit janë gjithnjë e më pak tolerantë ndaj asaj që mungon. Kjo është arsyeja pse njerëzit duan më shumë. Ata e duan tani. Dhe nuk mund t’i fajësojmë për këtë. Ky është çmimi që paguajmë për suksesin tonë. Kjo, sipas mendimit tim, është një protestë ndaj pritjeve në rritje dhe ne duhet të përballemi me të”, tha Kryeministri shqiptar.

Rama shtoi se arsyeja kryesore për protesta të tilla është përmirësimi i standardeve të jetesës.

“Pavarësisht se si e quajnë njerëzit, pavarësisht se sa ashpër kritikohet – në fund të fundit, arsyeja është se njerëzit jetojnë më mirë. Dhe kjo është arsyeja pse ata duan shumë më tepër. Normalisht, shoqëritë e varfra kanë një prag shumë të lartë tolerance për atë që u mungon. Shoqëritë e zhvilluara dhe në zhvillim kanë një prag shumë më të ulët të asaj që është e pranueshme. Ato duan atë që mungon.”

Ai shpjegoi ndryshimin në mentalitet në shoqëritë në zhvillim dhe ato të zhvilluara.

spot_img

Latest articles

Related articles