PLL, Axhami: Kush nuk garanton lirinë e protestës të japë dorëheqjen, prona private e shënjtë!

spot_img
Advertisements

Në përgjigje të interesit qytetar e mediatik, Parta Lëvizja e Legalitetit e drejtuar nga Z. Shpëtim Axhami, përmes një komunikimi publik ka deklaruar se, PLL është kurdoherë për Protesta kundër kësaj Mazhorance të majtë që nuk mbron qytetarët e saj, lirinë e tubimit dhe garantimin e interesit publik.

Për këtë arsye madhore cilido që ka përgjegjësi funksionale në garantimin e lirisë së protestës në Zvërnec apo çdo vend tjetër duhet të japë dorëheqjen nga detyra shtetërore.

PLL është për respektimin e pronës private, pronës publike dhe trajtimin e ankesave pronësore në gjykata, pa vetëgjyqësi. Shteti është ligj!

Investimet e huaja, në partneritet me biznesin tonë dhe zhvillimi i pronës private është një model zhvillimi i gjithëpranuar nga vendet e BE dhe OECD.

Pretendimet e Greqisë për prona në Zvërnec janë jo diplomatike, që dëmton marrëdhënien dypalëshe, duke hyrë në çështje të brendshme të shtetit shqiptar.

spot_img

Latest articles

Related articles