Ministrja e Shëndetësisë liron nga detyra drejtoreshën e QSUT! Emërohet drejtuesja e re

spot_img
Advertisements

Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala ka larguar nga detyra, Anxhela Paparizon nga funksioni i Qendrës Spitalore Nënë Tereza (QSUT).

Në vendin e Paparizos është emëruar si drejtuese e re e QSUT-së, Rudina Degjoni. Sipas njoftimit të ministrisë së Shëndetësisë, Degjoni vjen nga një eksperiencë e gjatë në menaxhimin spitalor.

Rudina Degjoni aktualisht ka drejtuar Spitalin Memorial te Fierit, i cili u ndërtua ne bashkëpunim me qeverinë e Turqisë.

“Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” priti sot Drejtuesen e re të institucionit, znj. Rudina Degjoni

Znj. Degjoni vjen në krye të QSUT pas një eksperience të gjatë në drejtim dhe menaxhim spitalor, duke sjellë me vete një kontribut të çmuar në administrimin dhe zhvillimin e shërbimeve shëndetësore.

Ky emërim vjen pas lirimit nga detyra të Drejtoreshës së Përgjithshme znj. Anxhela Paparizo”, thekson ministria e Shëndetësisë.

KUSH ESHTE RUDINA DEGJONI

Sipas CV te shpërndarë nga Ministria e Shëndetësisë, Rudina Degjoni është një menaxhere me mbi 25 vite eksperiencë në sektorin e shëndetësisë, financimit të shërbimeve shëndetësore, administrimit spitalor dhe menaxhimit publik.

Eksperienca kryesore profesionale

2021 – aktualisht
Drejtore Ekzekutive (CEO), Spitali Memorial Fier

2019 – 2020
Drejtore e Përgjithshme e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH)

Shkurt – Maj 2019
Drejtore e Agjencisë Rajonale të Kujdesit Shëndetësor

2012 – 2019
Këshilltare e Brendshme e Drejtorit të Përgjithshëm, FSDKSH

Eksperienca ndërkombëtare

2010 – 2011
Shefe e Departamentit të Pacientëve, H. Hospital Tirana

2008 – 2010
Departamenti i Pacientëve, Hygeia Hospital Athens

2005 – 2008
Specialiste Finance dhe Kontabiliteti, D. Souris & Co S.A., Athinë

spot_img

Latest articles

Related articles