Nga Dhurata Çupi te Alimehmeti, kush janë më të votuarit për Këshillin Kombëtar të PD-së

spot_img
Advertisements

PD përfundoi të dielën procesin e votimit për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Kombëtar, ku delegatët kanë përcaktuar emrat që do të përfaqësojnë forumin më të lartë vendimmarrës të partisë.

Sipas rezultateve, ish-deputetja demokrate Dhurata Çupi ka rezultuar ndër më të votuarat, duke kryesuar gjithashtu edhe listën e grave.

Mes emrave që kanë marrë mbështetjen më të madhe të delegatëve është edhe mjeku Ilir Alimehmeti, i përfolur shpesh si një kandidat i mundshëm i demokratëve për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Po ashtu më të votuar janë Keltis Kruja, Adriana Kalaja, Loranca Hoxha, Oleg Hanku e Grigels Muçollari.

spot_img

Latest articles

Related articles