Lita: Gjykata Kushtetuese i dha detyra shtëpie Sadushit, i kalojnë pataten e nxehtë njëri tjetrit

spot_img
Advertisements

Gazetari Lavdrim Lita i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin ka folur për vendimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me çështjen e Erion Veliajt.

Lita tha se sipas ligjit, Gjykata Kushtetuese shikon nëse ka shkelje të të drejtave të njeriut apo jo. Ndërsa në rastin e Shqipërisë, gjykata është kthyer në një mësues që jep detyra shtëpie.

Gazetari u shpreh se çështja Veliaj është një patate e nxehtë që Kushtetuesja dhe Gjykata e Lartë ia kalojnë njëra-tjetrës.

Lita tha se detyra e gjykatës Kushtetuese është të garantojë rendin kushtetues dhe jo të japë detyra shtëpie, por gjyqtarët këtu nuk e ndjejnë veten kushtetues si homologët e tyre në Europë. Gazetari u shpreh se gjyqtarët e Kushtetueses këtu vetëm përfitojnë nga benefitet që u jep posti.

Gjykata Kushtetuese shikon nëse ka shkelje të të drejtave të njeriut apo jo. Këtu gjykata u jep detyra shtëpie sikur është mësues, i thotë Sadushit na plotëso pak këtë vendimin e gjykatës së lartë. Është një patate e nxehtë që ia kalojnë njëri-tjetrit. Gjykata Kushtetuese mban rendin kushtetues, këtu jep detyra shtëpie si mësues. Ata nuk e ndjejnë veten gjyqtarë kushtetues, marrim vetëm benefitet që u jep posti, nuk shohin homologët në Europë”, tha Lita.

spot_img

Latest articles

Related articles