Një tjetër gardist i jep fund jetës në detyrë! mister

spot_img
Advertisements

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të marte në Tiranë, ku punonjësi i Gardës së Republikës Albert Gradica është gjetur pa shenja jete në banesën e tij.

Sipas njoftimit paraprak të policisë, “rreth orës 07:05, në një banesë në zonën e Rrugës së Dibrës, është konstatuar i pajetë shtetasi A. G., rreth 42 vjeç”.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 42-vjeçari ka vrarë veten me armën e shërbimit.

Në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e policisë dhe grupi hetimor, i cili nën drejtimin e Prokurorisë po kryen veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

spot_img

Latest articles

Related articles