Arrestimi i Baki Goxhaj nga IDF, Muçi në Kuvend: Një shqiptar mbahet peng në kampe

spot_img
Advertisements

Deputeti Redi Muçi në seancën e sotme plenare ngriti shqetësimin dhe alarmin për një shtetas shqiptar të marrë peng në ujërat ndërkombëtare. Baki Godzhaj, pjesë e një misioni me aktivistë evropianë për dërgimin e ndihmave humanitare në Gaza, raportoi në Kuvend Muçi se po mbahet në kampe torturash nga autoritetet izraelite.

Në një fjalim të ashpër dhe plot akuza, Muçi kërkoi shpjegime nga qeveria shqiptare dhe kryeministri Edi Rama për heshtjen e tyre të thellë përballë kësaj ngjarjeje tronditëse.

Ndërkohë që liderët e vendeve evropiane si: Franca, Spanja, Holanda apo Italia e Giorgia Melonit kanë thirrur urgjentisht ambasadorët izraelianë për t’u kërkuar llogari, ekzekutivi shqiptar u akuzua se ka zgjedhur të mbyllë sytë.

Në sallë, Muçi ngriti pyetjen retorike se si ka mundësi që institucionet heshtin kur një shtetas i tyre mbahet peng nga një regjim gjenocidial dhe një ministër fashist si Ben-Gvir.

spot_img

Latest articles

Related articles