Lita zbulon emrat që lëvizin fijet e oligarkëve dhe të krimit të organizuar

spot_img
Advertisements

Gazetari Lavdrim Lita, në një analizë për Euronews Albania, ka theksuar se Shtetet e Bashkuara kanë identifikuar tre çështje kryesore që do të trajtohen me urgjencë në raportet me Shqipërinë.

Sipas tij, dosja e parë lidhet me muxhajdinët në Manzë dhe marrëdhëniet e Shqipërisë me këtë grup, një temë e ndjeshme që prek sigurinë dhe diplomacinë ndërkombëtare. Çështja e dytë është ajo e vizave, ku SHBA ka pezulluar disa procedura për shkak të devijimeve të aplikantëve dhe problematikave që lidhen me bashkimin familjar e punësimin. Ndërsa dosja e tretë ka të bëjë me ligjin për investimet strategjike, i cili po shihet në lidhje indirekte me narkotrafikun dhe pastrimin e parave.

“Shtetet e Bashkuara kanë tre çështje kryesore në fokus për diskutim me Shqipërinë. Muxhajdinët në Manzë, raporti i Shqipërisë me grupin e muxhajdinëve të vendosur në Manzë është një dosje e ndjeshme, që lidhet me sigurinë dhe marrëdhëniet ndërkombëtare.

E dyta çështja e vizave, SHBA ka pezulluar disa procedura vizash për Shqipërinë, për shkak të devijimeve të aplikantëve dhe problematikave që lidhen me bashkimin familjar dhe punësimin në territorin amerikan.

E treta, ligji për investimet strategjike, po shihet në lidhje indirekte me çështjen e narkotrafikut. Autoritetet amerikane pritet të analizojnë regjistrin e investimeve strategjike për të verifikuar origjinën e kapitalit, duke kontrolluar nëse pas investimeve fshihen fonde të dyshimta, përfshirë pastrim parash apo lidhje me grupe kriminale.” -tha Lita

Gjithashtu Lita u ndal edhe te marrëdhënia e pushtetit me krimin, sipas tij, politika e kontrollon drejtpërdrejt krimin e organizuar. Ai shtoi se fijet i lëviz Rama, Berisha edhe ndonjë tjetër.

“Kryeministri nuk mund të bëjë sikur nuk e di situatën dhe të thotë se “këtu le të punojnë djemtë, le të hedhin para djemtë, se nuk ka problem”. Ashtu siç nuk ka mbrojtur më parë Saimir Tahirin, Erion Veliajn apo të tjerë, nuk do të mbrojë as ata që kanë investuar miliona në beton në jug të vendit.

Në realitet, politika ka pushtet të drejtpërdrejtë mbi krimin e organizuar, mbi biznesmenët, oligarkët dhe fatet e vendit. Ata që thonë se oligarkët komandojnë politikën, nuk e njohin mirë mekanizmin e pushtetit. Është politika ajo që kontrollon gjithçka, e përqendruar në duart e pak individëve në partitë kryesore.

Dy ose tre figura kryesore si Sali Berisha, Edi Rama dhe disa të tjerë, janë ata që lëvizin fijet e pushtetit, interesat e vjetra e të reja, duke qarkulluar miliarda euro përmes rrjeteve të tyre.”- tha Lita.

spot_img

Latest articles

Related articles