Më 16 maj, filloi pelegrinazhi tre ditor në Kapadokia, ku të dy Primatët, Patriarku Bartholome dhe Kryepiskopi ynë Joan së bashku me shoqëruesit e tyre zhvilluan vizita zyrtare te Prefekti i Nevşehir-it dhe te Kryetari i Bashkisë së qytetit.
Gjatë kësaj dite, ata vizituan Kishën Kryqit të Nderuar në Cemil. Ndërsa, sot, (17 maj), të dy Primatët ndoqën së bashku meshën në Kishën e Shën Theodhorit të Malakope (Derinkuyu).
Pelgrinazhi do të vazhdojë pasdite me Mbrëmësoren në Kishën e Hyjlindëses së Nevşehir.
Fortlumturia ynë, Kryepiskopi Joan shoqërohet nga Hirësi Ignati dhe Kryedhjakon Johani, të cilët ditën e premte zhvilluan një takim me Patriarkun Bartholome.



